Meta: Zgjedhjet vendore të 13 tetorit janë në fuqi

17

Presidenti Ilir Meta perserit se zgjedhjet vendore të 13 tetorit janë në fuqi dhe shtoi mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli më 18 tetor

“Mandati im si ish student i dhjetorit dhe si politikan është i përgjegjshëm dhe i vërtetë se cilitdo tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë askujt. E përsëris pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli më 18 tetor dhe më 19 tetor të gdhihemi me celje negociatash. Unë jam gati të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president por dhe si një ish politikan aktiv”

Zgjedhjet vendore të 13 tetorit janë në fuqi dhe unë dhe në 12 tetor do tjua përsëris të gjithëve. Së dyti jam gati më 13 tetor edhe presidenti të votohet nga populli dhe partitë të nxjerrin kandidatët e tyre.”

Si fillim kreu i shtetit njoftoi ngritjen e forumit: “Unë jam arbëresh”

Meta reagon dhe ndaj kryeministrit Rama: Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim.