Micevski: Ra Katica, ra Zaev ndërsa më 12 prill bie edhe LSDM

17

Koordinatori i grupit kuvendar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski në seancë deklaroi se ka pritur nga kryeministri ta arsyetojë dorëheqjen.

“Tha se do të qeverisë nëntë vite e tre muaj, por për dy vite e shtatë muaj e katër ditë konstatuam dorëheqjen e të njëjtit njeri. Sot është dita kur Maqedonia dhe populli qytetarët e saj do të lirohet nga Qeveria më e paaftë, më e korruptuar dhe më kriminale që e kemi pasur”. tha Micevski.

Sipas tij, lajm i mirë është për vitin 2020 është që përfundoi koha e LSDM dhe Zaevit.

“Ra Katica, ra Zaevi, më 12 prill bie edhe LSDM”, tha mes tjerash Micevski nga VMRO DPMNE.