Mickoski: Nëse kemi shumicë prej dy të tretave në Kuvend, do ta ndryshojmë Marrëveshjen e Prespës

31

“Nëse kemi shumicë prej dy të tretave në Kuvend, si mundësi e vetme për të çuar mbrapa Marrëveshjen e Prespës, do ta bëjmë këtë”.

Kështu ka thënë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Sloboden Pecat”.

Në lidhje me largimin e fotografive të Nikolla Gruevskit nga selia e partisë, Mickoski tha se nuk largohen vetëm fotografitë e ish-kryetarit, por edhe të tjerëve, ndërsa shtoi se vendosen fotografi me përmbajtje dhe persona, që kanë lënë gjurmë në histori.

Kjo sipas Mickoskit, nuk do të thotë mos-vazhdimësi e politikave nga koha e Gruevskit, pasi siç tha, partia është riformuar dhe e bashkuar.