Mickoski propozon veting edhe për politikanët

16

Kryetari i VMRO DPMNE-sv, Hristijan Mickoski sot nëpërmjet një konference për shtyp kërkoi veting edhe për politikanët. Ai akuzoi Qeverinë për mosmiratimin e Ligjit për prokurori ndërsa kryeministrin Zaev e akuzoi për dyftyrësi kur flet për shtet të së drejtës.

“Dyfytyrësi më e madhe është kur ai njeri pas tre viteve në Qeveri do të thotë se duhet të hetohet prona e gjykatësve dhe prokurorëve dhe nuk do të kalojë as edhe një ditë duke ndryshuar qëndrimin se duhet të pastrohen vetëm disa prokurorë dhe gjykatës.”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, Qeveria nuk ka interes për Ligjin për prokurori publike.

“Pas pesë muajve është e qartë pse Qeveria e Zaev e humbi interesimin për miratimin e ligjit për pavarësi të pavarur dhe në interes të kujt ishte që prokuroria të mbesë nën Zaev. Atyre ju duhej kjo prokuroria dhe nuk dëshironin ligj për atë prokuroria, që të kemi krim të pandëshkuar”, tha Mickoski.