Mickoski – Qeverisë së Zaevit: Mos guxoni të pranoni ultimatume që nuk janë evropiane

33

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e djeshme të jashtëzakonshme për opinionin, tha se gjithçka që ai tha se ka një kërkesë për një Aneks të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, u konfirmua dje nga zv. kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.

“Ai konfirmoi se është e nevojshme një shtojcë e re e Marrëveshjes, e cila do të përfshijë kërkesat maksimaliste dhe jo-Evropiane të përfshira në Memorandumin e Bullgarisë. Unë paralajmërova për këtë, por qeveria nuk u interesua aspak”, tha Mickoski.

Ai kërkoi bashkimin e kombit maqedonas për këtë çështje.

“Nuk ka negociata mbi rrënjët e gjuhës maqedonase dhe unë i paralajmëroj këto në qeveri të mos guxojnë të pranojnë ultimatume që nuk janë evropiane”, tha Mickoski.