Mickoski: Votimi i Ligjit për PP-në ishte në kundërshtim me procedurat

7

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një konferencë për shtyp tha se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike ishte “gjithçka, por vetëm drejtësi jo, por anarki e plotë që rrezikon imazhin e shtetit”, dhe miratimi i ligjit ishte në kundërshtim me procedurat, kishte dyshime për një kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk kishte shumicën e badenterit.

Megjithëse tashmë i nënshkroi dekretet, Mickoski i kërkoi Presidentit Stevo Pendarovski të mos nënshkruante dekretet, pasi ai do të ishte bashkëpunëtor në krim. Mickoski gjithashtu tha se Ligji për PP-në do të jetë i kontestuar para institucioneve kompetente.

“Menjëherë pas 12 prillit, do të pasojë përgjegjësia, këtë ua premtoj”, thotë Mickoski.

Ditën e djeshme Mickoski e përshkroi si ditë ku kishte lajme të mira dhe të këqija.