Mike Tyson po e vazhdon trashëgiminë në boks – djali i tij tregon lëvizjet e ‘çmendura’

106

Mike Tyson duket se ia ka arritur qëllimit që të vazhdojë trashëgiminë në boks, pasi djali i tij po tregon se shumë shpejtë mund të jetë kampion boks.

Miguel Tyson ka publikuar një video në Instagramin duke u stërvitur me legjendën e boksit, derisa lëvizjet e tij janë vërtetë impresionuese.

Derisa Tyson ishte i njohur për lëvizjet e rrëmbyeshme, djali i tij dallon paksa prej tij, shkaku që ka më shumë teknik dhe lëvizje.

‘Iron Mike’ ka shkruajtur në video: “Ai sapo ka filluar. Nuk po tentojë të boksoj, por vetëm të qëndrojë në formë”.

Derisa djali i tij ka lënë mbishkrimin në video: “Stërvitjet e mëngjesit me babain më të keq në planet”, duke iu referuar nofkës reale (Njeriu më i keq në planet) – kështu njihe Mike Tyson shkaku i goditjeve të tij brutale.