Mikrobiologët rekomandojnë: Çfarë duhet të dini para se të dhuroni gjak për analiza

60

PËR ÇFARË DUHET TË BËNI KUJDES PARA SE TË DHURONI GJAK PËR ANALIZA:

  • Të shmangni aktivitetin fizik 3 ditë para se të jepni gjak
  • Të mos pini sasi të tepërt të alkoolit
  • Të mos hani ushqim 12 orë përpara (kur testohet yndyra në gjak) ose 2 orë përpara (kur testoni sheqerin në gjak)
  • Shmangni hapjen dhe mbylljen e grushtit

Burimi: Panacea.mk

Kur përdoren monovetat

Monovetat, me dhe pa antikoagulantë, sigurojnë marrjen e lehtë, të shpejtë dhe efikase të mostrave të gjakut për analiza. Monovetat kanë gjilpëra që ofrojnë mbrojtje për punonjësin e kujdesit shëndetësor, pasi që pak para venepunkturës, shpimi, monoveta bashkohet me gjilpërën dhe fiksohet me rrotullimi të lehtë në drejtim të akrepave të orës. Pasi të përfundojë procedura, heqja e gjilpërës së përdorur nga monoveta bëhet me përkulje në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Kështu që rreziku i dëmtimit gjatë manipulimit me monovetat dhe gjilpërat është i ulur në minimum, gjë që nuk ndodh me sistemin e Vacutainers.

Ilustrim

Kur përdoren mikrovetat 

Mikrovetat me antikoagulantë EDTA dhe mikrovetat pa antikoagulantë përdoren për marrjen e mostrave të gjakut nga kapilarët për një numër të vogël analizash (2-3). Ato janë më të përshtatshme kur marrim mostra nga foshnjat dhe të vegjlit, pasi që me sasi të vogël gjaku mundësohet një numër i madh analizash. Mikrovetat i ofrojnë të gjitha përfitimet e sistemeve të marrjes së mostrave të gjakut nga kapilaret: kapilar i veçantë për marrjen e gjakut me vëllim të caktuar, kapak i krijuar posaçërisht për hapje dhe mbyllje të lehtë dhe shmangien e efektit aerosol, forma optimale e brendshme që siguron përzierje optimale.

Ilustrim

RUAJTJA E MOSTRAVE DHE TRANSPORTI I TYRE

  • Mostrat e gjakut duhet të dorëzohen në laborator për analiza sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Serumi ose plazma që nuk janë të ndara nga elementet formues etj., gjaku i tërë, nuk duhet të ngrijë në asnjë rrethanë.
  • Nëse ndodh ngrirja, gjaku do të hemolizohet plotësisht. Kjo ndikon në saktësinë e rezultateve.
  • Periudha maksimale nga marrja e mostrave të gjakut deri në ndarjen e serumit ose plazmës është 2-3 orë dhe nuk duhet të tejkalohet.
  • Në rast të kohës së zgjatur të ruajtjes, serumi duhet të ruhet në konteiner të mbyllur në +2 deri +4 gradë Celsius.
  • Serumi ose plazma mund të ruhen në -20 gradë Celsius për një periudhë të gjatë kohore.