Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski sot në konferencën për shtyp në Kuvend deklaroi se bisedat telefonike, që ishin publikuar në jutjub, të kryeministrit Zoran Zaev me “prankerët” rus, të cilët prezantohen si presidenti ukrainas Petro Poroshenko, paraqesin skandal serioz diplomatik.
“Më përgjegjës për këtë skandal është kryeministri Zoran Zaev, por më pak përgjegjës nuk janë as ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit Dane Talevski. Nuk mund të ndodh tre herë radhazi në gusht të vitit 2018, janar 2019 dhe prill 2019, bisedë me president të rrejshëm të Ukrainës, që do të thotë është zhvilluar besim i ndërsjellë dhe zbulim i informatave shumë të ndjeshme”, tha Milloshoski.
Sipas tij, me atë është shkaktuar dëm, jo vetëm në reputacionin e Republikës së Maqedonisë, si shtet, është shkaktuar dëm edhe në reputacionin e diplomacisë së Maqedonisë.
“Gjithashtu, përderisa Zaev konfirmon se zëri i tij është autentik, janë nxjerrë në opinion informata të ndjeshme diplomatike dhe të sigurta, dhe është shkaktuar dëm në besim të tre shteteve ndaj Maqedonisë, sepse përmenden edhe individë dhe funksionarë të SHBA-së, Gjermanisë, Serbisë, Rusisë, Greqisë dhe shteteve tjera”, shtoi Milloshovski.
Theksoi se Zaev është dashur ta dijë ose të udhëzohet nga këshilltarët e tij, se komunikimet elektronike ndërshtetërore realizohen sipas protokollit të parashikuar diplomatik. Kërkoi nga Zaev, ose siç tha, të paktën këshilltari i tij Taleski dhe ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov, të japin dorëheqje, për shkak se siç tha, Milloshoski “mosnjohja e ashpër e komunikimeve ndërshtetërore”.
Në pyetjen deri ku është puna me Komisionin për pajtim, Milloshoski tha se ai nuk merr pjesë në atë Komision, dhe se formimi i tij ka pasur vetëm një qëllim, ndërsa sipas tij ai është, të sigurojë shumicë prej dy të tretave me qëllim të ndryshimit të Kushtetutës dhe realizimit të qëllimeve personale të individëve në Kuvend dhe jashtë tij.