Milloshovski: Këshilltari Zafirovski ndihmon bizneset e Zaevit

29

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Molloshoski sot tha se këshilltari i kryeministrit Zaev, Ljupço Zafirovskin nuk ka lidhje me Kabinetin e Presidentit francez, Emanuel Macron, ashtu siç kishte deklaruar më parë Zaev. Sipas informatave të Milloshovskit, Zafirovski punon me kompanitë e Zaevit dhe ndihmon në eksportin e produktet të tyre.

“U bë legjendë këshilltari special i kryeministrit, i cili thuhet se ka lidhje me kabinetin e Macron, një këshilltar misterioz. Përkundër të gjitha përpjekjeve, kryeministri nuk dëshiron të përgjigjet se kush e ka nënshkruar kontratën me Zafirovskin. As nuk dëshiron të dorëzojë biografi në Kuvend. Kryeministri në Kuvend tha se Zafirovski kishte kontakte të veçanta diplomatike. Pas disa hulumtimeve të vogla mund të vërehet se në vitin 1999 Zafirovski themeloi kompaninë për tregti të jashtme të produkteve ushqimore “Fortuna”, e regjistruar në Shkup. Pas një periudhe kjo kopmpani u regjistrua në Strumicë dhe punon në tregtinë e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Zafirovski nuk ka lidhje me Presidentin Macron ose këshilltarët e tij. Ai ka lidhje me një kompani të Zaevit që merret me prodhimin e ushqimit. Ai i ndihmoi dhe po i ndihmon kryeministrit për eksport në Serbi dhe Francë”, tha Millososhovski.

Ai shtoi se qeveria për këtë arsye fsheh biografinë e Zafirovskit, të cilën ai e kërkoi nga Qeveria por nuk e mori.

“1.200 euro që qeveria i paguan zyrës së Zafirovskit për aktivitete lobuese, është shpërdorimi i buxhetit dhe pagë për njeriun që bashkëpunon me klanin Zaev për eksportin e produkteve ushqimore”, tha Milloshoski./Alsat/