Mini Shengeni, Rama: Refuzimi i Kosovës i pakuptueshëm dhe i dëmshëm

17

Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e sotme pas samiti të lidervë të Ballanit Perëndimor, kritikoi Kosovën për refuzimin e pjesëmarrjes në të ashtuquajturin Mini Shengen Ballkanik, që po zhvillohet në Tiranë, pas dy takimeve të mëparshme në Novi Sad dhe Ohër.

“Kjo nisëm nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse , është e hapur nuk ka kushte dhe nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar edhe në Tiranë, siç ishin të ftuar edhe në takimet e mëparshme të gjithë. Për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”-tha Rama.