Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë ilaçe të reja për personat me sëmundje të ralla

28

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përmirësime të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit për njerëzit me sëmundje të rralla dhe ka prezantuar gjashtë ilaçe të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ilaçe të reja janë futur për pacientët me: atrofi muskulore kurrizore, polenuropati amiloide familjare, anemi aplastike, ampula dhe terapi tabletash për pacientët me Goshe, dhe ilaçe për pacientët me fibrozë.

Vitin e kaluar, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë u krijua regjistër elektronik për këto grupe njerëzish./