Mitreski: Dita e sotme është paralajmërim për një fitore të LSDM-së dhe Zoran Zaevit

19

Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski në Kuvend tha “frika te VMRO DPMNE është tepër e madhe dhe kjo po dëshmohet publikisht.

“Nuk mund të pajtoheni se Zaev është kryetar i LSDM dhe do të na çojë në fitore të re. VMRO DPMNE ende nuk e ka mësuar leksionin nga vitet e kaluara. Me gënjeshtra dhe trillime nuk të manipulohet popullit”, tha Mitreski.

Ai në foltoren e Kuvendit tha se qytetarët e Maqedonisë nuk janë naivë dhe se e dinë mirë se me cilën kanë pasur punë 11 vite kurse VMRO DPMNE dhe Mickoski janë zbatues të drejtpërdrejtë të urdhrave të Gruevskit.

“Dita e sotme është paralajmërim për atë që ndodh, paralajmërim edhe për një fitore të koalicionit që udhëheq LSDM dhe Zoran Zaev, paralajmërim për të ardhmen e shtetit dhe njoftim se po lëvizim përpara dhe se do jemi shtet evropian”, tha Mitreski.

Ai shtoi se për VMRO DPMNE-në nuk është e rëndësishme as e drejta as drejtësia por mbrojtja e krimit hde interesave partiake.