Mitsotakis merr mandatin për të formuar qeverinë!

20

“Demokracia e Re”, doli fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi që u mbajtën të dielën. Garë e nxehtë u zhvillua midis partisë Syriza e drejtuar nga Aleksis Tsipras dhe Demokracia e Re drejtuar nga Kirijakos Micotakis. Në zgjedhjet e së dielës Demokracia e Re fitoi 158 ulëse në kuvend ndërsa Syriza e kryeministrit Tsipras siguroi 86 vende në kuvend. Neonazistët e “Agimit të Artë”, për herë të parë pas tetë vitesh nuk do të hynë në parlamentin grek.

Socialistët grek Lëvizja për ndryshim në zgjedhjet e parakohshme të së dielës janë renditur në vendin e tretë duke ruajtur fuqinë e tyre me 7,8 % të votave, komunistët grek kanë arritur që të fitojnë 5,3%.

Sot pasdite në orën 18:00 sipas orës lokale do të bëhet shpallja e qeverisë së re ndërsa ditën e martë do të mbahet betimi i qeverisë.