Modriç nuk dëshiron të largohet nga Bernabeu

12

Luka Modriç nuk ka dëshirë që të largohet nga Real Madrid kësaj vere.

Mesfushori ka qenë i lidhur me një largim nga Bernabeu pasi që Zinedine Zidane thuhet se dëshiron që ta rifreskojë skuadrën. Është thënë se Modriç është në mesin e atyre që mund të largohen, shkruan Marca.

Milan dhe Inter kanë qenë të lidhura me kroatin.

Po ashtu emri i tij është lakuar si pjesë e një marrëveshje të mundshme të Los Blancos me Paris Saint-Germain për Neymar.