Mot me diell dhe temperatura deri 33 gradë

18

Paradite në lindje me diell, ndërsa nga perëndimi me vranësira të vogla mesatare. Pasdite vranësira do të rritet, ndërsa në perëndim do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima të rralla. Pasdite në veri shkurt do të ketë erë të përforcuar veriore. Indeksi UV do të arrijë 7.

Temperatura e mëngjesit do të ulet midis tetë dhe 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht stabil dhe i thatë, përveç në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Nga e premtja do të ketë rritje të shiut lokal, ndërsa temperaturat e ditës do të shënojnë ulje graduale.