Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e mëngjesit parashihen të lëvizin ndërmjet 10-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 – 35 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, mbi vlerat e mesatares do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Të shtunën mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë të qëndrueshme dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.