MPB-ja ka filluar përgatitjet për procesin e vetingut

20

Arsimi, integriteti personal dhe çështjet pronësore do të jenë pjesë e kontrolleve ndaj të punësuarve në polici në kuadër të procesit të “vetingut”. Këtë e zbuloi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pasi mbrëmë Qeveria e obligoi dikasterin e tij që deri më 20 gusht të përgatisë plan për mënyrën e zbatimit të kontrollit tek të punësuarit në MPB. Ministri Spasovski shpreson që pas “vetingut” asnjë i punësuar të mos largohet nga ky institucion, por se patjetër t’i përmbushin kriteret e duhura.

Secili që do të meritojë të jetë pjesë e Policisë së Maqedonisë, të punojnë në interes të qytetarëve dhe të jenë nëpunës policor pikërisht të tillë siç i dëshironi ju si qytetarë dhe unë si qytetar. Të dinë të sillen mirë, ta dinë se interesi i shtetit është mbi të gjitha, ta dinë se nuk mund të jenë biznesmen dhe nëpunës të policisë në të njëjtën kohë dhe se nuk mundet në asnjë mënyrë të sillet më ndryshe nga normat të cilat duhet të sillet një nëpunës i policisë – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Spasovski thotë se “vetingu” bëhet që institucionet të përforcojnë kapacitetet për të punuar në interes të qytetarëve. Ai beson në “veting” suksesshëm.

Unë pres se do të jetë proces i suksesshëm, do t’i plotësojë pritjet e qytetarëve, por do të nxisë edhe institucionet e tjera me qëllim që këtë ta bëjmë të gjithë bashkërisht dhe përfundimisht të rriten kapacitetet dhe integriteti i njerëzve që punojnë në institucione, e gjithë kjo në interes të qytetarëve – tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, deklaroi se në MPB po punojnë edhe grupet e formuara për të zbatuar edhe rekomandimet e “Grekos” ndër të cilat për sjellje etike, por edhe si të pengohet konflikti i interesave. Ky proces sipas tij do të rrumbullakohet deri në shtator të vitit 2020.