MPB: PARANDALOHET TRANSPORTI NDËRKOMBËTAR I DROGËS

5

MPB-ja njofton se ka parandaluar një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës ku janë konfiskuar 40 kilogramë marijuanë, që sipas vlerësimeve, në tregun e zi kap vlerën e 100,000 eurove.

Sic njofton MPB-ja, bëhet fjalë për drogë që në vendin tonë ka hyrë nga Kosova. Është gjetur në automjetin që është drejtuar nga një 42-vjecar nga Shkupi, kur është ndauar nga policia në hyrje të Shkupit. Trafikanti I dyshuar, sic thotë MPB, në dosjen e tij ka pasur vepra penale, ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur dënim me burg. Në vitin 2017 ka qenë i arrestuar edhe në Serbi për shkak të transportit të sasisë së madhe të heroinës.

42-vjecari është arrestuar, kurse gjatë ditës MPB-ja do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publik – Shkup