Muhamed Curri: Turp për këshilltarët shqiptar të Shuto Orizares

122

Kryetari i degës së Lëvizjes BESA në Shuto Orizare, Muhamed Curri ka reaguar në lidhje me këshilltarët shqiptarë në komunën e Shuto Orizares. Sipas tij, ata nuk po ngrejnë zërin për dukuritë negative.

“Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kandidati për kryetar të komunës së Shuto Orizare nga radhët e BDI-së Xhelal Çajani njëherit dhe kundër kandidati im premtonte nëpër TV-debate se do të ndërtonte tunele nëntokësore, tejkalime “të hatashëm” për kalimin e mbi kalim të rrugëve,……Po që se vjen në pushtet lokal të komunës së Shutkës. Më fitoren e kandidatit të LSDM-së Kurto Dudush-Kuco menjëherë u emërtua si këshilltar personal i kryetarit të Shutkës Xhelal Çajani, dhe ja ky është rezultati i banorëve të Orizare se Poshtme ku janë shumica e banorëve Shqiptar, shife foton.

Kujdes në këshillin komunal qeverisin 3 këshilltar të BDI-së + 1 këshilltar i Alternativës.
Turp te ju vijë të gjithë Shqiptarëve si këshilltar që deri më tani kurrgjë ama bash kurrgjë skan bë për Shqiptarët e Shuto Orizarës.” – shkruan Curri.