Murtezani numëron dështimet e pushtetit aktual

66

Shkruan: Hasim Murtezani

Ata instaluan nepotizmin, familjarizimin dhe joprofesionalizmin nëpër institucione, shkolla dhe spitale, ne do mundohemi të njëjtat ti deinstalojmë dhe kundërshtojmë, ata instaluan korrupsionin dhe krimin e organizuar, ne të njëjtat do ti luftojmë, ata rritën papunësinë dhe detyruan ikjen e rinisë nga vendi për shkak të politikave të gabuara, ne do mundohemi të sigurojmë vende të reja pune dhe ta rikthejmë shpresën e humbur qytetare.

Ata politizuan skajshmërishtë sistemin e drejtësisë dhe prokurorisë dhe pastaj ankohen se është humbur kredibilitetiti i tyre karshi qytetarëve, ne do mundohemi ti depolitizojmë të njëjtat dhe të funksionojë shteti i së drejtës dhe parimi i gjykimit profesional.

Ata nuk mundë të tregojnë dhe numërojnë se çfarë investitorë të huaj kanë sjellur për 18 vite pushtet për të hapur vende të reja të punës në vendbanimet shqipëtare, ndërkaq ne do të orëvatemi atë ti sigurojmë në vendbanimet shqipëtare duke ditur nivelin e lartë të papunësisë dhe diskriminimin institucional politik.
Ata flasin për Veting ndërkaq në radhët e tyre ke njerëz me padi të ngritura penale për krim dhe korrupsion.

Ata për shkak të politikave të gabuara, izoluan qytetarët me dekada pa mos marë datë për hapjen e negociatave me BE, ne do mundohemi përmes politikës konstruktive të de bllokojmë rrugëtimin tonë europian.

Ky është zotimi ynë politik për një ndryshim të dukshëm në shoqërinë tonë!