Murtezani: Pas 18 viteve nga Marveshja e Ohrit ende nuk mund të plotësohet % e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet e vendit

32

Shkruan: Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë

Në Agjencinë për Siguri Kombëtare 16% numri i shqiptarëve pas 18 viteve të Marveshjes së Ohrit dhe pas statistikave zyrtare të regjistrimit të vitit 2002 se përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë 25% nëpër institucione e vendit.
Edhe sa vite duhet të kalojnë që nga a’i 100% i të punësuarve në ASK, shqiptarët të marin së paku 25% që ju takon ligjërishtë nëpër institucionet e vendit.
Vetëm në ASK 16%, po nëpër dikastere, drejtori, organe, gjykata, prokurori e institucione me mijëra të tjera që ekzistojnë në shtet, a thu vallë sa ka ngelur % e shqiptarëve pas 18 viteve të nënshkrimit të Marveshjes se Ohrit? e cila marëveshje u soll për korrigjimin e hileve politike që ishin bërë mbi një popull autokton në viset e veta me dekada!
Diskriminimi etnik nuk i përket një shteti i cili pretendon aderim në BE dhe i cili promovohet si shtet multietnik së paku në paraqitje publike nga klasa politike!
Motoja jetë për të gjithë, do kishte kuptim të plotë atëherë kur të gjithë qytetarët do ndjehen të plotësuar dhe trajtuar njëtrajtshmërishtë!