Visar Musliu, nuk do të jetë më futbollist i K.F. Shkëndijës nga Tetova, pasiqë vet klubi gjatë mëngjesit ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e lojtarit tek ekipi i “Moll Fehervar FC”, ekip ky i cili garon në kampionatin Hungarez.
24 vjeçari do të firmosë kontratë me MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë (30.06.2020).
Pa bërë të ditur shumën se sa do të përfitojnë nga talenti që shumë shpejtë u bë shtyllë e fortë në mbrojtjen e Shkëndijës, tetovarët, falënderojnë Musliun për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, ndërsa i dëshirojmë gjithë të mirat dhe suksese në të ardhmen./Tv21/