Naqe Çulev është propozimi i ri i VMRO DPMNE-së për ministër në MPB

24

Partia maqedonase opozitare VMRO DPMNE propozon që për ministër në MPB në Qeverinë teknike të jetë Naqe Çulev, ish-drejtor i Agjencisë për zbulim.

Çulev është kriminalist i diplomuar i cili ka përvojë në fushën e sigurisë dhe çështjeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Çulev është trajnuar në disa trajnime në Britani të Madhe, Gjermani, Bullgari dhe shtete tjera evropiane dhe është lektor i rregullt në Akademinë e MPB.

Gjatë viteve 2013-2017 ka qenë drejtor i Agjencisë për zbulim. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ka qenë ndihmës-gjeneral i drejtorit të Agjencisë për zbulim. Ai nga viti 2017 ja qenë lektor në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Ka punuar si këshilltar në Agjencisë dhe ka qenë sekretari i parë në ambasadën e Maqedonisë në Ankara, Turqi nga viti 2003 deri në vitin 2007. Ai ka 47 vite dhe është lindur në Kavadar