Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sot para Komisionit për sistem politik

9

Debati për ndryshimin e kodit zgjedhor sot kalon në komision për sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive. Kryetari i komisionit Aleksandar Kiracovski informoi se komisioni do të fillojë punën nesër në orën 14:00, megjithëse pas paraqitjes së mijëra amendamenteve ai nuk është optimist se këto vendime legjislative do të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit. Por sot, LSDM i bën apel partnerit të koalicionit BDI dhe opozitës VMRO DPMNE-sëЕ që të tërheqin amendamentet.

Nga VMRO DPMNE sot thonë se nuk do të tërhiqnin amendamentet, sepse siç tha sot koordinatori i grupit deputet të partisë më të madhe opozitare Miceski, ato nuk janë dorëzuar për tu tërhequr.

Pas mijëra amendamenteve, shumica e tyre janë nga partneri qeveritar BDI, ndërsa kryeministri Zaev këto ditë tha se do të diskutojë edhe për stabilitetin e koalicionit.