Ndërtohet salla më e madhe gjyqësore në burgun e Idrizovës

36

Renata Deskoska, Ministrja e Drejtësisë në RMV informoi se së shpejti do të zhvillohen procese gjyqësore edhe në burgun e Idrizovës, në sallën gjyqësore e cila do të jetë më e madhja ne vend.

“Me ndihmën e Bashkimi Evropian në kuadër të IPA programit “Mbështetje në Sektorin e Drejtësisë”, u ndërtua gjykatorja më e madhe në shtet në burgun “Idrizova”. Gjithë kjo pjesë e burgut përfshin 1000m2 dhe ka kapacitet për 120 njerëz”, raportojnë nga MD.

MARKETING 420 x 60

Në përurimin e punimeve ishte prezent ministrja Deskoska, shefi për bashkëpunim në EU Delegacionin, Nikolla Bertolini dhe prokurori publik Lubomir Joveski.

MD njoftoi se me këtë do të zvogëlohet edhe rreziku për arratisje të paraburgosurve dhe të dënuarve gjatë transportit, me çka presin edhe kursime.

“Së shpejti pritet furnizimi i sallës së gjykatës me mobilie, me çka do të pason hapja zyrtare dhe lëshimi në përdorim”, njoftojnë nga MD.