Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në “Click Plus” në TV21 tregon se nuk është e mundur të zbresësh një pasagjer i cili ka paguar biletë dhe nuk i respekton masat për mbrojtje nga përhapja e korona virusit.
“Ndodh që punonjësit, kontrollorët të NQP kur hyjnë dhe hasin njerëz që nuk respektojnë protokollet, ata janë thjesht të pafuqishëm për t’u bërë diçka atyre sepse njeriu ka paguar biletë,” tha Shilegov.