Në RMV do të formohet qeveri teknike?! Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet

194

Mungesa e konsensusit politik për realizimin e reformave që lidhen me proceset eurointegruese ka shkakatuar një krizë të thëllë politike në Maqedoninë e Veriut.

Problemet në Prokururinë Speciale, Ligji i Prokurisë dhe Publike, realizimi i reformës zgjedhore dhe reformave tjera urgjente prioritare duken të pa mundura pa një dialog mes partive politike në vend.

Pas dështimit të takimit të liderëve, agjencia e lajmeve INA mëson se së shpejti pritet rënia e kryeministrit, Zoran Zaev dhe krijimi i një qeverie teknike, ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, për ti zgjidhur problemet e lartëpërmendura.

Qeveria teknike do ti kryej detyrat deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare të cilat pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. (INA)