Në tremujorin e dytë janë skenuar afër 29 milionë llogari fiskale, pagesa për kthimin e TVSH-së në shkurt

29

Drejtoria për të Ardhura Publike ka bërë të ditur se sot është përmbyllur tremujori i dytë nga TVSH-ja Ime, për masën e cila po zbatohet sipas Ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së te personat fizikë. Nga fillimi i tremujorit të dytë e cila filloi në tetor, në përfundim me 30.12.2019 janë skenuar  28,948,878  llogari fiskale, është realizuar qarkullim prej 14.301.474.854 denarëTVSH-ja e përgjithshme  arrin 1.554.510.671 denarë  prej 15 për qind është në vlerë prej 233.176.601 denarë apo 3.791.000 euro.

Pagesa për tremujorin e dytë do të fillojë në shkurt të vitit 2020.

Në këtë rast, nga DAP-i informojnë se për tremujorin e parë nga TVSH-ja Ime, për të cilën pagesa ka filluar në dhjetor të vitit 2019,  është paguar te 144.601 qytetarë të cilët në aplikacionin TVSH-ja Ime kanë futur transaksione valide të llogarive fiskale, në vlerë prej 155.244.780.00 denarë.

Për qytetarët të cilët në aplikacion kanë skenuar llogari transaksioni të gabuar dhe kanë bërë korrigjim, informojnë se pagesa do të realizohet në periudhën e mëtejshme. Njëherit, bëjnë apel që shfrytëzuesit të cilët nuk kanë vendosur llogari transaksioni, këtë ta bëjnë, pas çfarë do të vijojë pagesa e kthimit të një pjese të TVSH-ja Ime.