Në vijim është aplikimi për pensione sociale, mundësi për mbi 6.000 mijë persona pa kurrfarë të ardhurash

24

Qytetarët e interesuar për realizimin e së drejtës për pension social në lartësi prej rreth 6.000 denarëve tashmë u janë drejtuar qendrave për punë sociale në shtet me qëllim që të informohen se çfarë dokumentesh u nevojiten që të mund të realizojnë këtë të drejtë. Kompetentët në qendrat shprehen se interesi është i madh, dhe se gjatë këtij muaji pritet që qytetarët të kompletojnë dokumentacionin e duhur dhe të dorëzojnë kërkesa. Atëherë, shprehen ata, do të duhet të dihet numri i qytetarëve që do të mund të realizojnë këtë të drejtë, ndonëse fillimisht është parashikuar se këtë do të mund ta realizojnë më shumë se 6.000.

– Gjatë periudhës së kaluar ka pasur interesim të madh nga qytetarët për realizimin e kësaj të drejte. Ata vijnë në qendrat për punë sociale që të informohen se cilat dokumente u nevojiten që të mund ta realizojnë këtë të drejtë. Gjatë këtij muaji ata duhet t’i kompletojnë dokumentet dhe t’i dorëzojnë në qendrat. Madje nga fundi i këtij muaji mund të kemi informacione se sa prej qytetarëve do të mund ta realizojnë këtë të drejtë, shprehet Natasha Stanojeviq, drejtore e Qendrës për Punë Sociale Shkup.

MARKETING 420 x 60

Mundësi për më shumë se 6.000 qytetarë

Gjatë miratimit të ligjit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale parashikuan se me të do të mund të përfshihen rreth 6.000 qytetarë që nuk kanë burime të tjera të ekzistencës. Ai u miratua në fund të majit të këtij viti. Sipas dispozitave të tij, të drejtën e kompensimit e kanë të gjithë personat të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, së paku 15 vite dhe nuk pranojnë pension pleqërie, duke përfshirë edhe personat pa asnjë ditë stazh pune.

Për amvisëritë në të cilat edhe burri edhe gruaja i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e sigurisë sociale, kompensimin do ta shfrytëzojë vetëm njëri anëtar meqë bëhet fjalë për të drejtën e mbrojtjes sociale dhe nuk është e ndërlidhur me sigurimin pensional dhe invalidor, sqarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Të drejtën e sigurisë sociale për personat e moshuar, qytetarët mund ta realizojnë nëse nuk kanë pronë personale dhe të drejta pronësore prej të cilave do të mund të siguronin ekzistencë, nëse nuk janë shfrytëzues të pensionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose ndonjë lloj të pagesës në bazë të pleqërisë, invaliditetit ose përjetimit nga ndonjë shtet tjetër dhe nuk kanë realizuar të ardhura në të gjitha bazat në tre muajt e fundit para parashtrimit të kërkesës.

Të drejtën e pensionit social nuk mund ta realizojë personi i cili me vendim të Qendrës për punë sociale është vendosur më gjatë se 30 ditë në institucion për mbrojtje sociale jashtëfamiljare, shëndetësore ose ndonjë institucion tjetër.

Lartësia e shumës mujore të së drejtës së sigurisë sociale për personat e moshuar, harmonizohet me rritjen e shpenzimeve për jetesë për vitin paraprak, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar të vitit rrjedhës. Në raste kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin paraprak nuk bëhet harmonizimi i lartësisë së të drejtës së sigurisë sociale për personat e moshuar. Shfrytëzuesi i pensionit social ka të drejtë të kompensimit në para për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumin e energensave në amvisëri, për muajt prej tetorit deri në mars.

Shfrytëzuesit të së drejtës së sigurisë sociale për personat e moshuar i sigurohet edhe e drejta e mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me këtë ligj dhe rregullat nga fusha e sigurimit shëndetësor, nëse nuk mund të arrihet me sigurim mbi ndonjë bazë tjetër.

Pensioni social për uljen e varfërisë te personat e moshuar

Ky pension, është e drejtë sociale, diçka për të cilën bënin të ditur edhe ekspertët, të cilët konsideronin se në këtë mënyrë kjo nuk do të jetë ngarkesë plotësuese e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

Në mesin e ekspertëve ka mendime se korniza e vendosur në këtë mënyrë për pension social nuk do ta përmirësojë varfërinë relative, por se do të çrrënjosë në tërësi varfërinë absolute në mesin e popullatës mbi moshën 65 vjeçe.

– Pensioni social ka efekt të butë pozitiv mbi barazinë e të ardhurave në Maqedoninë e Veriut. Kusht për pranimin e pensionit social që partneri martesor ose jashtëmartesor të mos ketë kurrfarë të ardhurash është tepër i rreptë dhe pamundëson arritjen e qëllimit të vendosur kryesor të pensionit social, gjegjësisht nxjerrjen e këtyre personave nga varfëria relative, bënë të ditur nga “Finance Think” në analizën “A do ta ulë pensioni social varfërinë e personave të moshuar”.

Sllavica Stefanovska