Nejmar nuk shkon në Paris, gjobite me 375 mijë euro në muaj

32

UOL Esporte në Brazil raporton se Nejmar do të gjobitet për mungesën në stërvitjen e së hënës, me një shifër që pritet të shkojë 375,000 euro në muaj. Detaje të tjera ka shtuar ‘Football Leaks’, platforma që zbulon skandalet e futbollit. Sipas saj, Nejmar do të gjobitet me 12,000 euro në ditë, që praktikisht çon në shifrën mujore raportuar nga “UOL Esporte”. Një gjobë e tillë bazohet te klauzola e etikës, që çdo futbollist i PSZH-së ka në kontratë. Klubi francez e ka përfshirë me synimin për të parandaluar raste si ai i Rabiot sezonin e shkuar, me mesfushorin që u la jashtë ekipit të parë dhe pagoi një gjobë të majme.