Moti nesër do të jetë shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale të cilat në pjesët juglindore do të arrijnë 40 gradë, përderisa UV indeksi do të jetë 9.
Siç kumtoi DPHM, i gjithë territori i vendit do të jetë në të ashtuquajturën faza e verdhë.
Në Shkup temperatura e mëngjesit do të jetë 19, ndërsa maksimalja ditore 37 gradë. Më së ngrohti do të jetë në Demir Kapi, 40 gradë, ndërsa më freskët në Mavrovë, 28 gradë.
Deri të premten në orët e pasdites në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq. Pastaj përsëri vijon periudhë e motit të ngrohtë dhe me diell. fc/