Nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në Maqedoni

22

Nga nesër pas mesnatës, deri më 15 korrik në ora 21:00, do të zbatohen rregullat për heshtjen elektorale për zgjedhjet parlamentare, njoftojnë sot nga Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizuale.

“Gjatë heshtjes, media vazhdojnë të raportojë për procesin e zgjedhor, por të gjitha format e transmetimeve zgjedhore mediatike, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore janë të ndalura” thonë nga Agjencia.

MARKETING 420 x 60

Nga atje shtojnë se, sipas Kodit Zgjedhor, shkelja e heshtjes zgjedhore konsiderohet të jetë transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizuale, në lidhje me ose në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit e zgjedhjeve.