Ndeshja kthyese Fc Shkupi – Pjynik do të zhvillohet nesër me fillim në ora 20:30 në stadiumin Todor Proeski.
Ndeshja e parë Fc Shkupi – Pjynik në armeni përfundoi me rezultat baraz 3-3. Trajneri i Fc Shkupit, Umit Karan theksoi se në kampionatin evropian gabimet nuk falen. Karan tha se nesër i pret një ndeshje e rend pasi që ekipi armen Pjynik është një ekip i fortë.
“Në kampionatin evropian gabimet nuk falen. Nesër na pret një ndeshje e rëndë, Pjynik është ekip i fort. Rezultati është pozitiv për ne. Edhe me rezultat 0-0 në vazhdojmë për në fazën tjetër por ne nuk do të luajmë për atë rezultat ne do të luajmë lojën tonë. Shpresojmë për një rezultat pozitiv”, u shpreh trajneri i Fc Shkupit Umit Karan.
Ndërsa kapiteni i ekipit të Shkupit shprehet se kundërshtari është i vështirë.
“Kemi rezultat pozitiv por kjo nuk do të thotë asgjë sepse kundërshtari është i vështirë. Do të jetë edhe dy herë më vështirë. Jemi të përgatitur maksimalisht”, theksoi kapiteni Muharem Bajrami.