Neymar kritikohet për tentimin që “ta vidhte” golin e Juan Bernat

30

Tifozët, përdoruesit e rrjeteve sociale, por edhe mediat sportive, kanë reaguar pas përpjekjes së Neymarit që të regjistrohej në listën e golashënuesve në ndeshjen kundër RB Leipzigut.

Paris Saint-Germaini siguroi finalen e parë në histori të klubit pas fitores prej 3-0 kundër skuadrës franceze.

Marquinhos, Angel Di Maria dhe Juan Bernat ishin realizuesit, ndërsa momenti i golit të fundit ka marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit.

I asistuar nga anësori argjentinas, mbrojtësi i majtë e shënoi me kokë golin e tretë dhe e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 56-të.

Mirëpo, derisa topi po hynte në portë, Neymar tentoi ta prekte topin në mënyrë që goli t’i regjistrohej atij.

Ky veprim i brazilianit është bërë shënjestër e reagimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilët pohojnë se deshi t’ia vidhte golin Bernatit.


Dëshironte Neymar që me çdo kusht të regjistrohej në listën e golashënuesve apo ishte një lëvizje refleksive? Shprehuni në hapësirën për komente.