Nga e mërkura temperatura deri në 40 gradë Celsius

19

Mot shumë i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius na pret nga mesi i kësaj jave.

Nga DPHM-ja informojnë se vranësirë të rritur me reshje lokale të shiut do të ketë që nga nesër, ndërsa nga e mërkura vijon periudhë e motit të nxehtë. Të mërkurën dhe të enjten pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të shoqëruar me bubullima.

Nesër temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 36 gradë, të mërkurën prej 29 deri në 37 gradë, të enjten prej 31 deri në 39 gradë, të premten 32 deri në 40, të shtunën 30 deri në 39 dhe të dielën prej 29 deri në 38 gradë Celsius.