Nga viti 2021 nuk do të përdoren më qese plastike

41

Nga 120-150 milion qese plastike brenda një viti përfundojnë në mbeturina. 95% e mbeturinave, qytetarët i fusin nëpër qeset pa pagesë që i marrin nëpër dyqane, pa mos bërë selektimin e mbeturinave. Me ndryshimet ligjore të cilat do të heqin nga përdorimi qeset e plastikës, pritet që të rritet edhe Fondi për menaxhim me mbeturina, ndërsa me këtë të mund edhe Maqedonia të ketë sistem si vendet e zhvilluara ku mbeturinat do të selektohen.

Duhet ta kuptojmë të gjithë ne si qytetarë dhe biznese, është se menaxhimi me mbeturinat nuk është pa pagesë, ky proces kushton para dhe se pa para nuk mund të kemi sistem si në Gjermani apo vende të tjera. Ne me llogari komunale mujore prej 200 denarësh për një familje rëndë se mund të vijmë deri te sistemi i Gjermanisë dhe Zvicrës. Realisht, edhe pse këtë e dinë më së miri shërbimet komunale, llogaria mujore për një familje për mbeturina duhet të jetë 350 denarë – tha Filip Ivanovski, Oda Ekonomike – Asociacioni për menaxhim me mbeturina.

Zbatimi efikas i Ligjit sipas këtij Asociacionit për menaxhim me mbeturina do të arrihet atëherë kur të përfshihen të gjitha kompanitë.

Derisa ne nuk i përfshijmë të gjitha kompanitë e sistemit, nuk do të ketë mbledhje dhe menaxhim të tërësishëm të mbeturinave dhe nuk do të kontribuojë shumë në selektimin , mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave sepse një pjesë e tyre do të mbetet jashtë sistemit – tha Lupço Avramovski, Oda Ekonomike – Asociacioni për menaxhim me mbeturina.

Nga Asociacioni për menaxhim me mbeturina kërkojnë që të rritet numri i inspektorëve të ambientit jetësor me qëllim që zbatimi i ligjit të jetë më i kontrollueshëm. Gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit. Heqja e qeseve të plastikës do të zëvendësohet me qese biodegraduese të cilat do të kushtojnë 10 denarë. /Alsat M/