Ngjyra që frymon me harmoni

12

Qysh në kohët e lashta të pasurit e kanë përdorur në pallatet e tyre, në mënyrë që me bukurinë dhe elegancën e saj t’i bënte enterierët e tyre edhe më të bukur e elegantë.

Mund të thuhet që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce mund të kalojnë nëpër të gjitha stilet e rregullimit, duke filluar nga ai klasik e deri te stilet më moderne të rregullimit të enterierit.

MARKETING 420 x 60

luxury-living-room-set-70-modern-interior-design-ideas-12-581

Në dhomën e ditës përdoret shumë shpesh, ndërsa ajo që e bën atë të duket më ndryshe është se kryesisht thuhet që personat më të guximshëm ose ata të cilët pëlqejnë të eksperimentojnë e përdorin këtë ngjyrë si bazë në dhomën e tyre të ditës.

dakr-purple-living-room

Nëse nuk jeni aq të sigurt që ngjyra vjollce dhe ajo e errët vjollce të jetë dominuese në dhomën tuaj të ditës, atëherë zgjidhni ndonjë detaj ose pjesë të mobilieve me atë ngjyrë.

Classic-Bedroom-Concept-with-Purple-Wool-Rug-and-Decorative-Wall-Picture-Using-Purple-Bed-Linen

Mund të gjeni ndonjë tepih me këtë ngjyrë dhe kështu ta pasuroni enterierin tuaj dhe ta bëni atë më të bukur dhe më interesant për vete, familjarët dhe mysafirët tuaj.

appealing-modern-bedroom-decorating-ideas-with-black-and-purple-wall-paint-color-themes-also-featuring-contemporary-white-low-profile-bed-floating-style-incorporates-black-f

Nëse doni që dhomën tuaj të fjetjes ta zbukurojë kjo ngjyrë, më së miri blini mbulesa me atë ngjyrë. Këtë ngjyrë mund ta kombinoni me të bardhën, ngjyrën e kafesë, të hirtën dhe me shumë ngjyra të tjera.

purple-bathrooms

Banja me ngjyrë vjollce është një sfidë e vërtetë, madje edhe për disenjatorët e njohur të enterierit, edhe pse ata e përdorin mjaft shpesh.

Nuk rekomandohet kjo ngjyrë si ngjyrë bazë, por mund ta përdorni si ngjyrë të një muri në banjën tuaj, ose si ngjyrë të ndonjë elementi në të, si për shembull vaska.

kuzhina

Ngjyra vjollce, nëse përdoret në kuzhinë dhe për elementet e saj, duhet të jetë me shkëlqim, ndërsa duhet të shmanget ajo pa shkëlqim, sepse në mënyrë vizuale e zvogëlon hapësirën. Kështu pultet dhe elementet e kuzhinës në kombinim me shkëlqim të lartë janë një zgjidhje e duhur.