Nikolloski: Zaev ikën nga zgjedhjet për shkak se frikësohet nga disfata dhe përgjegjësia

11

Nënkryetari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski tha se “Zoran Zaev e din shumë mirë se zgjedhjet për atë janë fundi i karrierës së tij politike, dhe pas kësaj vijon përgjegjësia”.

“Zoran Zaev nuk dëshiron të ballafaqohet me popullin. Dëshiron të ikë nga disfata dhe të anulojë ballafaqimin me përgjegjësinë e punës së tij”, tha Nikolloski i cili shtoi se gjatë qeverisjes së Zaev ka pasur zhvatje, kërcënime tregti me interesat nacionale, rrahje të qytetarëve dhe këtë populli nuk e lejon.

Sipas Nikolloskit, në Kuvend ka ligje që janë të papranueshme për partinë e tij dhe gjithashtu ka ligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përkatësisht të modelit zgjedhur e që nuk ka pasur konsensus politik paraprakisht por edhe ligj ku ndryshohet emri i ushtrisë.

“Kontrabandimi dhe shtyrja e ligjeve pa debat në procedurë të shpejtë ka për qëllim që Zaev të krijojë krizë në shtet me qëllim që të anulohen zgjedhjet”, tha Nikolloski.