Nikollovski: Akoma ka mbetje nga ‘gruevizmi’

10

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupçe Nikollovski në TV Telma deklaroi se askush nuk do të bllokojë luftën për një reformë të fuqishme për pastrim në gjyqësi.

Gjyqësia, sipas Nikollovskit, është ndër bastionet e fundit të ‘gruevizmit’ ndërsa mbetjet ende po ndjehen.

“Ende ka mbetje nga ‘gruevizmi’ dhe nga ‘svarovski’ gjyqtarë. E arsyetuar është pakënaqësia e qytetarëve. S’jam i kënaqur as unë. Dhe nuk duhet të përparojmë vetëm në ekonomi apo zbatim të reformave në energjetikë, mbrojtje sociale apo bujqësi. Duhet të reformojmë dhe pastrojmë gjyqësinë”, tha Nikollovski.

Ai shprehet e bindur se LSDM do të dalë fituese në zgjedhjet për shkak se VMRO-DPMNE nuk ofron ofertë dhe dëshiron të kthejë shtetin prapa.