Nikollovski do të kërkojë dorëheqjen e Dimovës

9

Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski ka thënë se ai do të kërkojë dorëheqjen e Lidija Dimovës, drejtoresë e agjensionit kombëtar për programe arsimore, pas zërave për keqpërdorime financiare.

“Kam mendim ndryshe nga ajo, dhe mendoj se duhet të tërhiqet. Do të kërkojmë që ajo të jep përgjegjësi politike dhe të largohet nga funksioni. Jemi të gatshëm që seriozisht të luftojmë me korrupsionin. Nuk do të ketë selektim në luftën tonë” tha Nikollovski.

Përndryshe, Lidija Dimova si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, është vendosur në fokus të opinionit pas publikimit të hulumtimit të portalit ‘A1on’, ku theksohet se këto mjete, nga programi arsimor ‘Erasmus’ i janë ndarë sallonit të floktarisë dhe ondulimit, “V.E.Z. Trade”, që është në pronësi të Zoran Zllatkovskit.