Një grup muslimanësh udhëtojnë për pesë orë për t’iu ofruar ushqime falas viktimave nga zjarri në Australi

119

Një grup muslimanësh kishin udhëtuar për pesë orë për të shkuar afër viktimave të zjarrit dhe për t’u ofruar atyre ushqime falas.

Jawad Nabouche, Talal Kanj, Belal Shmait dhe Malek Eid u bënë heronj brenda natës kur udhëtuan për në zonat djegura nga zjarri në Willawarrin në Australi, transmeton Telegrafi

Ky grup shokësh ka bërë një udhëtimin prej 450 km në qytetin rural për t’u dalë në ndihmë viktimave nga zjarri.

Ata u larguan nga shtëpitë e tyre në Lidcombe, në perëndim të Sidneit, para lindjes së diellit të shtunën, të furnizuar me 30 kilogramë salçiçe dhe mish, bukë dhe 30 shishe me ujë.

Qindra banorë të Willawarrin dhe Bellbrook dolën për këtë ngjarje dhe i lavdëruan burrat për bujarinë e tyre.

“Kjo është fryma e vërtetë, ata janë heronj të vërtetë”, tha një banor lokal.

Postimi në Facebook tërhoqi qindra komente nga australianë dhe të tjerë duke lavdëruar burrat për frymën e tyre.

”Njerëz të mrekullueshëm. Shume faleminderit. Çfarë veprimi fantastik i bërë”.

“Faleminderit djema, keni dhënë një shembull për kryeministrin tonë dhe miqtë e tij”, ishin disa nga komentet e shumta në Facebook.

Zjarri tashmë ka konsumuar pothuajse tre milionë hektarë tokë në të gjithë shtetin.

Gjashtë njerëz kanë vdekur, 724 shtëpi, 49 objekte dhe 1582 objekte të ndryshme janë shkatërruar nga zjarri në Australi.