Nuk kanë të ndalur denoncimet për funskionarët e BDI-së

331

Ditë më parë portali Albanews24 publikoi lajmet që kishin të bënin me pakënaqësitë dhe përplasjet brenda BDI-së nëpër lagjet e Tetovës e që kanë të bëjnë me kampanjën zgjedhore për promovimin e Stevo Pendarovskit si kandidat të SDSM. Pas publikimit të këtyre lajmeve qytetarë të shumtë janë inkurajuar duke na raportuar për përplasjet dhe zënkat që zhvillohen përbrenda tubimeve të BDI-së mes aktivistëve dhe funksionarëve të kësaj partie.
Edhe pse BDI mundohet që këtë pakënaqësi dhe revoltë të qytetarëve ta mbaj të kontrolluar dhe larg opinionit publik, një gjë e tillë pothuajse është e pamundur, pasi qytetarët dhe aktivistët e pranishëm nëpër këto takime kërkojnë që sa më shumë të publikohet e vërteta rreth dështimeve të BDI-së.
Duke e ndjerë veten të tradhëtuar, të mashtruar dhe të plaçkitur qytetarët vazhdimisht na kanë dërguar informacione të bazuara në fakte dhe argumente të dëshmuara edhe me fotografi duke kërkuar që ne si medium ti bëjmë publike edhe hajnit që i ka bërë ky subjekt në emër të UKÇ-së dhe patriotizmit të rrejshëm.
Ata bënë pasuri marandëse, kurse ne vuajm për kafshatën e gojës, thonë aktivistët dhe qytetarët e pakënaqur të cilët për një vend pune presin vite të tëra, fëmijët e funksionerëve të BDI-së enden rrugëve ditë e natë duke shëtitur nëpër vende luksoze, ndërsa fëmijët tanë për çdo ditë me lot në sy i përcjellim për në Gjemani. Redaksia e portalit tonë ditëve në vijim do ti bëjë publike të gjitha pronat, shtepitë luksoze, ndërtesat, vilat dhe objektet afariste të funksionarëve shqiptarë që u pasuruan në kurriz të popullit.