Nxënësit janë dhe do të jenë përkrahësit më të mëdhenj të profesorëve të tyre

612

Shkruan: Nderim Sadiki

Nxënësit janë dhe do të jenë përkrahësit më të mëdhenj të profesorëve të tyre.
Pa marrë parasysh se sa profesorët tanë na thonë se nesër nuk do të mbahet mësimi se drejtori paska dasëm në familjen e tij.
Pa marrë parasysh se sa her profesorët vonohen në orët mësimore.
Pa marrë parasysh se sa profesor e arsimtar i kan blerë diplomat dhe e kalojn orën duke bërë shaka me nxënsit, e duke u djersitur mbrenda vetes e duke u lutur që mos të çohet ndonjë nxënës të kërkojë llogari për ditët që i kalojm kot në klas.
Pa marrë parasysh se sa her profesoresha na shënon njësh për shkak se bëhemi arogant.
Pa marrë parasysh se sa herë ofendohem dhe kur ne ofendojmë jemi të pa kulturuar, kultur kjo që neve na jep vetëm familja.
Pa marrë parasysh gjithçka ne përsëri duam që ata të paguhen më shumë, edhe pse neve na mungojn librat ne gjuhën amtare, na mungojn bankat, na mungojnë kushtet elementare për mbajtjen e një ore mësimore.
Jemi për paga më të larta për mësimdhënësit dhe jemi për mësimdhënës që nxënësi të dijë se nga kush e mer dijen.
Unë besoj se nxënësit nuk duhet të mbahen me gënjeshtra të bukura, por duhet t’u tregohet e vërteta, sado e shëmtuar të jetë. Çfarë të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë për ne.
Por, me ndihmën e Zotit, do të ja dalim.