O moj Shqypni, e mjera Shqypni

98

Shkruan: Aziz Azizi

“O moj Shqypni, e mjere Shqypni”

Tirana dhe Prishtina zyrtare që ne i duam nga thellësia e shpirtit, vaujm që të na quajnë vëllezër, vuajm që të bëhemi një, vuajm dhe do të vazhdojmë të vuajm nga të njëjtat tradhëti që na i bëjnë; kur ne vrapojmë të gjithë pas mëmëdheut, pas vendit tonë, tokës së shenjtë, ata na e kthejnë shpinën.
Të gjithë ju udhëheqësit tanë në Shqipëri dhe Kosovë, ju faleminderit që sot ishit me ne në Shkupin tonë të madh, në kryeqytetin e Dardanisë.
Ju faleminderit që i jepni përkrahjen tuaj të parevokueshme për shqiptarë e MKV.
Ne do vazhdojmë të jemi po të njejtët shqiptarë, të njëjtët si atëherë.
Të njëjtët që ndam Bukën dhe Votrën me vëllezërit tanë në Kosove.
Të njejtët që vrapuam pas mëmëdheut tonë në Luftrat Botërore, e mbrojtëm edhe atëherë gjuhën dhe kombin.
Të njejtët ato bijtë e Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit që për liri dham gjithçka.
Të njejtë që refuzuam gjithçka që na u ofrua vetëm e vetëm që Nëna Shqipëri të jetë mirë.
E sot kur ju jeni mirë, kur keni Shqipërinë e Kosovën, ju përsëri na harruat.
Po ju a kujtojmë se ne nuk do të ndalemi së dashuri juve, do jemi me ju sa herë që ju të keni nevojë për ne.
Tani ne kemi nevojë për ju, ne duam që të shkruajm historinë me Presidentin e tretë që frymon shqip.
Na mungon atdheu, e atdheun do ta bëjmë këtu.
Shqipërinë e pa bërre do ta bëjmë, ose do vdesim!