Oferta e papritur që mund të marrë Messi për t’u larguar nga Barcelona

105

Lionel Messi thuhet se asnjëherë nuk ka qenë kaq afër që të largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas nuk është i lumtur me punën që po bën bordi i klubit dhe po kërkon një aventurë të re, tani kur është 33-vjeçar.

MARKETING 420 x 60

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ka bërë me dije presidentit Josep Maria Bartomues se e dëshiron rikthimin e Neymarit në Camp Nou dhe transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.

Kreu i klubit katalunas pak ditë më parë e pranoi se që të dyja objektivat janë tejet të vështira, derisa kanë pushuar bisedimet me Nerazzurët për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Sipas asaj që raportoi Radio Rai, Jorge Messi, babai i Leos, ka blerë një apartament në Lombardi, duke shtuar më shumë zërat për një kalim të argjentinasit në Giuseppe Meazza.

Grupi kinez Sunin Holdings, thuhet se e ka bërë primare transferimin e Messit, duke dashur të fusin sërish në rivalitet me Ronaldon.

Por, në garë për rekordmenin e Barcelonës qëndron edhe Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të ketë sërish argjentinasin nën urdhrat e tij dhe në këtë verë e ka shansin e artë.

Mirëpo, Interi dhe Citizens mund të befasohen në momentet e fundit, pasi sipas asaj që raporton gazetari Ben Jacobs, Muhammad bin Salman dëshiron të blejë Newcastle Unitedin në vlerën e 380 milionë eurove.

Sipas gazetarit anglez, të cituar nga Daily Express, miliarderi arab dëshiron që Messi të jetë transferimi i tij i parë, i ndjekur nga pas prej disa yjeve të tjerë.

Bin Salman ka një pasuri mbi 260 miliardë euro dhe nuk do të ketë problem t’i ofrojë 33-vjeçarit një pagë rekorde.

Newcastle përfundoi në këtë sezon në vendin e 13-të të Ligës Premier, me 11 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje.