Opozita shqiptare po forcon radhët e saja në parlament, pas dorëheqjes së Kreut të RDK-së, Vesel Memedit, opozita forcohet me pozicionin e deputetes Arta Toçi. Zërat thonë që opozita është në dialog për grupin e ri parlamentar gjegjësisht BESA dhe ASH me 5 deputet do të artikulojnë politikat si opozitë e përbashkët.
Nuk dihet saktësisht nëse ky koalicion në parlament do të reflektoj edhe në koalicionim në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, por sipas gjitha sondazheve nëse ndodh ky bashkëpunim mesiguri do e dobësonte BDI-në duke e përgjysmuar nga 10 në 5 deputet, PDSH do kishte marë 1 mandat ndërsa Alternativa e Gashit dhe RDK-në e Vesel Memedit do kishin mbetur parti jo parlamentare. Redaksia jonë ka kontaktuar partitë në fjalë dhe nuk ka marrë përgjigje të saktësuar ndërkaq ditëve në vijim do tentojmë të plotësojmë informacionet brenda subjekteve politike./Gostivari24/