Organizatat joqeveritare me katër kërkesa kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

20

Shoqatat që merren me ekologjinë në vend para mbledhjes të Këshillit për Siguri i cekën kërkesat e tyre. Ndalimi i importimit të mbeturinave, rishqyrtimi i të gjithë elaboreteve për hidrocentrale në pjesët e mbrojtura, përkrahje policore të kontrolleve inspektoriale për mjedis jetësor dhe kontroll të ndërtimeve pa leje, janë katër kërsat e shoqatave.

Para fillimit të pjesës së dytë të mbledhjes për Këshillit për Siguri, përfaqësuesit e nismave qytetare dhe organizatave thanë se kjo është dera e fundit ku bisedohet për problemin e ajrit të ndotur dhe nëse ky takim nuk është i frytshëm atëherë opsioni mbetet rruga.

Arianit Xhaferi nga ‘Eco Guerila’ tha se këtu janë me kërkesa konkrete dhe me propozime konkrete.

“Konkretisht ne vim me katër kërkesa. Të shqyrtohet mundësia e ndalimit të importimit të mbetjeve, ne importojmë shumë mbetje, ne nuk mund ta menaxhojmë mbetjen tonë që e prodhojmë në vendin tonë. Duhet të rishqyrtohen të gjithë elaboretet dhe lejet për ndërtimin e hidrocentraleve në pjesët e mbrojtura. E treta, inspektoriati i Mjedisit Jetësor duhet të përkrahet nga policia njëlloj si DHP, dhe në fund, është që shumë e rëndësishme që të kryhet kontroll në gjithë territorin për ndërtimet pa leje”, tha Arianit Xhaferi.