Orkideja, ideale për çdo anë të botës: Phalaeonapsis është ideale për dritaret e vendosura në drejtim të lindjes

41

Edhe pse në anët tona më së shumti shiten Phalaenapsiset, ekziston një sërë orkidesh shumë të bukura të cilat na i zbukurojnë dritaret. Në natyrë ekzistojnë madje 25.000 orkide të ndryshme, ndërkaq secila nga to ka kërkesa të veçanta.

Mirëpo, shumicën e tyre mund t’i kultivojmë vetë. Megjithatë, duhet kushtuar diç më tepër kujdes se luleve “të zakonshme” të dhomës.

Më e rëndësishme është të kujdesemi që të kenë dritë të mjaftueshme, ndërsa orkidesë vendin caktojani para se ta blini – mos e blini njëherë, e pastaj të mendoni ku ta vendosni. Çdo lloj orkideje ka vendin i cili më së miri i përshtatet, ndërkaq detajet mund t’i mësoni nga kultivuesit.

(Foto: Dreamstime)

Pyesni edhe për kërkesat e llojeve të caktuara – disa është e vështirë të kultivohen pa investime më të mëdha, ndërkaq të tjerat nuk kanë fare kërkesa. Kontrolloni fletët e orkidesë – ato nuk bën të jenë të dëmtuara, të verdha në majë, të thata, duhet patjetër të shkëlqejnë dhe të jenë të tendosura. Nëse mundeni, kontrollojani edhe rrënjët – ato nuk bën të dalin nga vazoja, por duhet të jenë të freskëta dhe të gjelbra, assesi të kalbura.

Përparësi jepni luleve të cilat kanë më shumë kërcej lulesh në mënyrë që të kënaqeni më gjatë me lulëzimin e tyre dhe nëse ka në të ndonjë parazit. Është me rëndësi të shikoni të mos ketë rrymime ajri, ndërsa sa më e lartë të jetë temperatura në dhomë, edhe përmbajtja e lagështisë dhe e ajrit duhet të jetë më e lartë.

(Foto: Dreamstime)

Orkideve poret u hapen në nxehtësi, andaj mund të thahen nëse ajri është i thatë. Mirëpo, nëse orkideja të cilën e keni blerë është në lulëzim të plotë dhe tani humb lulet, mos u brengosni – me kultivim të drejtë ato orkide brenda disa muajve sërish do të lulëzojnë.

Vendi ideal për lloje të ndryshme të orkideve: Dritaret nga veriu – Angraceum, Anguloa clowesii, Odontoglossum, Paphiopedilum dhe Stanhopea. Dritaret nga jugu apo perëndimi – Cattleya, Laelia, Oncidium dhe Zygopetalum. Diritaret nga lindja – Phalaenopsis.