Owen akuzon rëndë Capellon: Është një plehrë, më shkatërroi karrierën!

31

Michael Owen ka sulmuar ashpër trajnerin italian, Fabio Capello, të cilin e akuzon se i shkatërroi karrierën kur mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008.

“Fabio mendonte se duhej të ndryshonte diçka në përfaqësuesen e Anglisë dhe na doli problemi isha unë, Michael Owen. Jo vetëm që ma shkurtoi karrierën ndërkombëtare, që e kisha të fituar me shumë vështirësi, pa më dhënë asnjë shpjegim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga trajnerët më pak efektivë që ka patur Anglia.

Ai ishte absolutisht një plehrë. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez, në përgjithësi, dhe u pagua shtrenjtë për ta bërë këtë”, u shpreh ish-sulmuesi.

Owen shënoi 40 gola në 89 paraqitje gjatë karrierës së tij me “Tre Luanët”. Ai u tërhoq nga kombëtarja 4 muaj pas emërimit të italianit.Image